Pavarësia e Skocisë, në 2014 referendum popullor

Vjeshta e vitit 2014 do të jetë ajo që do të përcaktojë nëse Skocia do të vijojë të mbetet pjesë e Britanisë së Madhe apo do të shpallë pavarësinë.
Pas dështimit të përpjekjeve në bisedimet për të gjetur një zgjidhje pa iu drejtuar votës popullore, Londra është dorëzuar përballë Edinburgut. Ministri britanik për Skocinë, David Mundell deklaroi se “Ëestminster” do t’i japë parlamentit skocez të drejtën për të vendosur nësë Skocia duhet të qendrojë si pjesë e Britanisë së Madhe, apo do të shpallë mëvetësinë.
Pas kësaj deklarate, pritet që zgjedhjet të mbahen në vjeshtën e vitit 2014, ku rreth 1 milion votues skocezë do të zgjedhin njërën mes dy mundësive. Sondazhet e fundit tregojnë se 30 deri në 40 përqind e skocezëve janë në favor të pavarësisë dhe po kaq janë kundër, ndërsa pjesa e mbetur janë votues ende të pavendosur. top-channel.tv
Add new comment