Taksa e transaksioneve, 11 vende të BE pro zbatimit

Postuar në 10 Tetor, 2012 05:22

 

11 vende të Bashkimit Europian kanë rënë dakord të mbështesin zbatimin e taksës mbi transaksionet financiare, pasi më herët ministri i francez i Financave, Pierr Moskovici kishte saktësuar se do të duheshin më shumë se nëntë shtetet për të vënë në jetë këtë nismë. Letra që ai dhe homologu gjerman, Shojble i nisën disa vendeve europiane ka dhënë rezultate. Angazhimi i 11 vendeve për taksën do të thotë se Gjermania dhe Franca kanë arritur numrin e domosdoshëm për të nisur zbatimin e saj në vendet e tyre. Vendet e reja që i janë bashkuar nismës e cila ngjalli polemika e që kundërshtohet nga Britania e Madhe, janë Italia, Spanja, Slovakia dhe Estonia.  Nisma e mbështetur fuqishëm nga Parisi dhe Berlini nuk gjen konsensus për të ardhurat që do të arrijë të mbledhë, dhe për cfarë do të përdoren ato në krizën e borxheve. Albanian Screen  

 

Comments

Submitted by Baku (not verified) on

<p>Nderkohe ne Londer operatoret financiare ferkojne duart duke parashikuar kapitalet qe di te spostohen ne GB prej vendeve pro &quot;Tobin TAX&quot;.</p><p>E disata prove qe Europa nuk ka Bashkim ... sejcili shtet merr rrugen qe me teper i interreson ne ate moment!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.