Siri, dita e parë e armëpushimit, 146 të vrarë

Postuar në 27 Tetor, 2012 05:06

Dita e parë e armëpushimit mes forcave të regjimit dhe rebelëve të opozitës së armatosur në Siri ka regjistruar 146 të vrarë. 

Sipas Obervatorit Sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, mes viktimave 53 janë civilë, 50 rebelë dhe 43 ushtarë të regjimit. 

Armëpushimi, të paktën në letër, ka hyrë në mëngjesin e ditës së premte për të respektuar festën e Kurban Bajramit. Por nuk ndodh kështu në terren. Damasku u trondit, po të premten, pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, nga një shpërthim i fuqishëm i një autobombe. Televizioni shtetëror raportoi për 5 viktima dhe mbi 30 të plagosur.

Ndërkohë, edhe pse të dyja palët u angazhuan të respektonin planin e përkohshëm të paqes, luftime u raportuan në disa zona të Sirisë, vecanërisht në Alepo dhe rrethinat e tij. 

Marrëveshja për armëpushimin u ndërmjetësua nga i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi. Diplomati veteran algjerian shpreson pushimi i përkohshëm i luftimeve, të shndërrohet në një paqe më afatgjatë.

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.