Zjarrfikësit e Prishtinës hyjnë sot në grevë

Shoqata e Sindikatës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka paralajmëruar se dot ë zhvillojnë sot një grevë një orëshe e cila do të zhvillohet nga ora 10:00- 11:00. Shoqata e Sindikatës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka njoftuar se greva do të zhvillohet për shkak të mungesës së plotësimit të kërkesave të tyre.
Disa nga kërkesat e parashtruara prej tyre janë pagesa për orët jashtë orarit dhe orët shtesë, pagesa për punën e natës konform ligjit, pagesa për orët gjatë fundjavës, pagesa për festa shtetërore, pagesa për ndryshimin e koeficientit nga muaji tetor 2011 deri në mars 2012, përmisimi i kushteve të punës, zbatimi i rregullores së brendshme për mbrojtje dhe siguri në punë si dhe shëndetin dhe mjedisin e punës
RTK
Add new comment