Universitetet, Rama: Fonde, publikut e privatit

Postuar në 22 Nëntor, 2012 12:21

Në tryezën e sotme të arsimit, kreu i Partisë Socaliste theksoi nevojën e një verifikimi transparent dhe të pakompromentueshëm të cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore në të gjitha universitetet publike dhe private. Rama kërkoi akreditim të Universiteteve gjithashtu pa dallim si dhe nxitje të konkurencës, nëpërmjet projekteve për fitimin e fondeve publike.

“Së pari theksoj se është koha për t’i bërë një verifikim të vërtetë transparent dhe të pakompromentueshëm të cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore të gjitha universiteteve publike dhe private. Duhet bërë menjëherë akreditimi, pa dallim publik apo privat. Verifikimi, akreditimi dhe rankimi kërkojnë transparencë me publikun dhe çdo prind që investon për fëmijët. Së fundi besoj se konkurrenca duhet të jetë mes tyre, për eksesin në fondet publike mbi bazën e projekteve.”- theksoi kreu socialist.

Rama tha se është tjetër gjë financimi bazë, ku sipas tij, publiku duhet të ketë prioritet. Por, ai shtoi se konkurrimi nëpërmjet projekteve stimulon konkurencë dhe cilësi në të dy sistemet.

Kryesocialisti u shpreh se do të kishte patur më shumë pjesëmarrës në tryezë, por sipas tij, frika nga pushteti ka bërë që shumë pedagogë të mos jenë të pranishëm.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.