“Palestina”, MPJ: Paqja është zgjidhja e vetme

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka lëshuar një deklaratë ku sqaron qëndrimin e saj dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u miratua me shumicë votash një rezolutë me anë të së cilës OKB i njeh Palestinës statusin e Shtetit Vëzhgues.
Shqipëria ishte ndër vendet që abstenuan bashkë me 40 vende të tjera të rajonit dhe të Evropës.
“Si një vend që e ka njohur Shtetin e Palestinës dhe mbështetur të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, me qëndrimin e saj Shqipëria iu përmbajt pikëpamjes se vazhdimi i procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës dhe pranimit nga palët i ekzistencës së dy shteteve, të cilët jetojnë në paqe dhe siguri me njëri-tjetrin, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e pranueshme.”- thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Nëpërmjet kësaj deklarate MPJ rishpreh vullnetin e plotë të Shqipërisë për të bashkëpunuar ngushtë me palët dhe komunitetin ndërkombëtar me synimin për të kontribuar në vendosjen e paqes dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Panorama
Add new comment