Lista e KQZ-së, mungojnë 25 deputetë e 3 ministra

Postuar në 07 Janar, 2013 01:56

Nuk gjenden emrat e ministrave Ruli, Tavo e Ksera, kreut të LSI-së dhe 10 deputetëve socialistë. PS merret me listat e Kukësit, “harron” 10 deputetët e saj që nuk figurojnë 

Shfaqen mangësitë e para në listën paraprake të zgjedhësve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Nga kërkimi i bërë në këto lista nga redaksia jonë, rezulton se 28 deputetë të Kuvendit nuk e kanë emrin e tyre në listat e zgjedhësve në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së. Bëhet fjalë për 15 deputetë të PD-së, 10 deputetë të PS-së dhe 3 deputetë të LSI-së, ndër të cilët dhe vetë kreu i saj Ilir Meta. 

Mazhoranca 

Sa i përket mazhorancës qeverisëse, nga këta parlamentarë, të cilëve nuk u figuron emri në listat e votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, 3 prej tyre janë ministra të kabinetit Berisha (Genc Ruli, Vangjel Tavo dhe Spiro Ksera). Gjithashtu, në këtë listë bie në sy dhe mungesa e emrit të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputetit të PDsë, Ilir Rusmali. Ndërkohë, sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim, bëhet fjalë për mungesën e emrave në listat e zgjedhësve të deputetëve Ilir Meta, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. 

Partia Socialiste

Edhe pse i druhet vjedhjes së votave, PS-ja duket se nuk i kushtuar vëmendjen e duhur këtyre listave paraprake të publikuara nga KQZja. Edhe pse e angazhuar prej muajsh për një kontroll dhe mbikëqyrje të rreptë të listave të zgjedhësve, Partia Socialiste që prej 3 janarit, që janë publikuar listat paraprake nga ana e KQZ-së, nuk ka bërë asnjë reagim për mungesën në këto të lista të 10 emrave të deputetëve të saj, ndër ta dhe ai i nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, apo kryetares së Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka. Por, duke qenë se kemi të bëjmë vetëm me ekstraktin paraprak të listës zgjedhore, forcat politike kanë tashmë 20 ditë…

 

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.