Libia afër njohjes së Kosovës

Postuar në 07 Janar, 2013 02:05

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë së Jashtme e të Brendshme dhe të Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq, u takua në Tripoli me zyrtarët e qeverisë së këtij vendi, të cilët, siç thekson ai, janë nën presion që ta njohin pavarësinë e Kosovës. "Ministri Jashtëm libian më tha troç se ata janë nën presion të madh nga vendet në rajon dhe vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Unë i thash se po bëhet një dialog intensiv mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe se ne nuk do ta vlerësojmë mirë hapin që Libia ta bëjë këtë", ka deklaruar Lajiq, raportojnë mediat serbe. Lajiq, sipas një deklarate nga zyra e tij, ka thënë se nuk pret që Libia edhe një kohë ta njoh Kosovë, dhe se Serbia duhet ta vazhdojë dialogun politik për të sjellë në vëmendje pasojave negative të njohjes mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Libia.

 

Kosova Sot

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.