FATMIR LIMAJ SIGURT NË KRYESI

Postuar në 07 Janar, 2013 02:10

 

Fatmir Limaj, njëjtë sikurse shtatë vjet më parë, duket se do ta përcjellë Kongresin Zgjedhor të PDK’së nga qelia e burgut. Por, kjo nuk do t’i pengojë atij të zgjidhet në organet drejtuese të kësaj partie. Ish-Ministrit të Transportit planifikohet t’i bëhet një vend në Kryesinë Qendrore.

Sipas të gjitha gjasave, Fatmir Limaj do ta përcjellë Kongresin Zgjedhor të PDK’së më 26 janar ashtu siç i kishte ndodhur në tetor të vitit 2005 në Kongresin e Tretë të Partisë.

Para shtatë vjetësh, Limaj ka qenë në paraburgim në Hagë, ndërsa tash është po ashtu prapa grilave i akuzuar për krime lufte.

Edhe pse ishte në Hagë, Limaj ishte propozuar për anëtar të Këshillit Drejtues të partisë dhe me aklamacion kishte marrë aprovimin. Pastaj ishte ngjitur në pozitën e Nënkryetarit të Parë, kur u liruar nga Tribunali.

Të njëjtën rrugë pritet ta ndjekin zyrtarët e PDK’së edhe në Kuvendin e Gjashtë të PDK’së, që pritet të mbahet në javën e fundit të këtij muaji.

Por, nuk dihet nëse Limaj do të mund ta ruajë pozitën e dytë në parti.

 

Gazeta Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.