Berisha në Facebook: "Edi Rama si në skeçin e Gëzim Krujës"

Postuar në 08 Janar, 2013 02:06

 

Kryeministri Sali Berisha duket sikur ‘ka marrë hakun’ e Lulzim Bashës sot në mesazhin e tij në Facebook, teksa ironizon dhe krahason liderin e opozitës, Edi Rama me një skeç të Gëzim Krujës. Ndërkohë që dje Rama në Twitter e krahasoi Lulzim Bashën me ‘Tit Sojlin”,  marifetçiun e rrugëve të Tiranës, që gjente derdimenë dhe u shiste çfarë nuk kishte!”. Ndërsa sot në mbrëmje Berisha ka lënë këtë mesazh në Facebook:

“Të dashur miq. Premtimet e zotit Rama janë si në skeçin e Gëzim Krujës. Kohët e fundit zoti Rama në disa takime, i pyetur nga socialistët për programin ekonomik të Partisë Socialiste është përgjigjur se për zbatimin e programit ekonomik të PS-së, një mandat është i pamundur prandaj i duhen dy mandate. Në njërin nga këto takime një socialist shkodran i thotë: Ju shoku kryetar po më kujtoni një skeç të humoristit tonë Gëzim Kruja në të cilin gruaja pyet të shoqin se çfarë peshqeshi ka me i ba ai për 8 mars. Burri i premtoi të shoqes si peshqesh një palë vathë. Dita e festes erdhi dhe e shoqja, tan qejf, po priste peshqeshin e premtum. Mirëpo kur ajo pyeti të shoqin për vathet, ai tan habi iu përgjigj: Shpirt a ke harru se ne këtë vit e lamë që ti me shpu veshët dhe unë vitin tjetër me të ble vathët. Uhhh me marrsh të keqen, çfar rrenet! Mu veshët mi ka shpu nanadaje qysh në kopsht” sb

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.