Zyrtari i MPB-së, 700 mijë euro pa mbulesë

Prishtinë, 9 janar – Besnik Berisha nuk ka mundur t’i arsyetojë rreth 700 mijë euro qarkullim. Është gjetur se u është shmangur edhe detyrimeve financiare ndaj shtetit. Për këtë arsye i është dhënë një vendim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës me të cilin konsiderohet “se paraqet rrezik të papranueshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës”.
Berisha prej javësh është suspenduar nga pozita e drejtorit të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai kishte thënë se për shkak të djalit të axhës së tij, një polic i dyshuar, nuk i është lëshuar certifikata. Mirëpo arsyeja pse nuk i është lëshuar certifikata e sigurisë ka të bëjë me para.
KOHA DITORE
Add new comment