PDK zgjedh Kryesinë, Kryetarin të hënën

Postuar në 12 Janar, 2013 13:23

Dega e PDK’së në Prishtinë ka zgjedhur Kryesinë e re.

Burime nga kjo parti thonë se tashmë ka përfunduar numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Degës dhe rezultatet e para tregojnë ndryshime në strukturën e Kryesisë dhe befasi të konsiderueshme.

Kështu i pari ka dalë Fatmir Sopi më 36 vota. Pas tij renditet Lirak Çelaj më 33, i pasuar nga Berand Stavileci, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Liridon Restelica dhe Genc Prelvukaj me nga 32 vota.

Kurse kandidati për Kryetar dege, Shemsi Veseli mezi ka arritur ta siguroi një vend në Kryesinë e re. Hyrja e tij në Kryesi, në fakt, u mundësua vetëm pas një vendimi të Këshillit të Degës, i cili vendosi ta zgjeroi Kryesinë nga 21 anëtarë sa kishte në 27 anëtarë.

Veseli dhe pesë kandidatë tjerë kishin nga 24 vota dhe Këshilli i Degës vendosi që të gjithë të jenë në Kryesi.

Ndryshe, burime të Gazetës Express thonë se zgjedhja e Kryetarit të Degës së PDK’së në Prishtinë do të bëhet të hënën.

Sipas Statutit të kësaj partie, është Kryesia ajo që zgjedh Kryetarin e Degës.

Kandidatë për Kryetar dege janë Memli Krasniqi, Lirak Çelaj dhe Shemsi Veseli.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.