Imami: Ministria e Mbrojtjes i ka arritur objektivat

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në analizën vjetore të institucionit që ai drejton shprehet se viti që kemi lënë pas ka qenë i suksesshëm porsa i përket arritjeve të ministrisë që ai drejton.
Sipas Imami, viti 2012 ishte përcaktues në implementimin e reformave. Ai veçoi arritjen e objektivit për standardizimin e ushtrisë shqiptare, që siç tha ai, u nis në vitin 2010 dhe u përfundua gjatë 2012-ës.
Ministri i Mbrojtjes nënvizohet edhe përmbushjen e parashikimeve në drejtim të demontimit të municioneve, si dhe suksesi i emergjencave civile në realizimin e operacioneve gjatë vitit të kaluar.
Ndër të tjera, ministri Imami nënvizoi se strategjitë përkatëse për vitin 2013 janë hartuar dhe janë gati.
SHEKULLI
Add new comment