Liria e medias, Sequi: Jetike për anëtarësimin në BE, Leskaj:KKRT nuk ka përmbushur standartet, militante

Postuar në 16 Janar, 2013 03:54

 

Liria e fjalës dhe medias janë kryefjala e konferencës që po zhvillohet në ambientet e hotel “Tirana”, organizuar në kuadër të integrimit nga Komisioni Europian dhe Ministria e Integrimit. Të pranishëm në konferencë janë ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, deputetja socialiste Valentina Leskaj, njëkohësisht kryetare e komisionit parlamentar të medias, përfaqësues dhe drejtues të medias, etj.

Në nisje të Konferencës, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi theksoi se liria e medias dhe fjala e lirë është jetike për integrimin e vendit. Diplomati europian ka mëshuar se liria e medias dhe ajo e fjalës mbeten të rëndësishme për Bashkimin Europian ndërsa kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve për ta bërë të mundur lirinë e medias. “Nuk ka demokraci pa pa media të lirë. Të gjithë e dimë. Na duhet media e lirë, jo vetëm fjalë e lirë. Liria e fjalës është po aq jetike, sa ç’është demokracia solide dhe një gjykim i drejtë. Duhet një veprim konkret që të tregojë se ju jeni seriozë përsa i takon medias të lirë dhe integrimit në BE”, ka thënë Sequi. Më tej ai ka theksuar se Bashkimi Europian ka dhënë 9 milionë dollarë për mediat nëpërmjet projekteve dhe do të financohet trajnimi i gazetarëve investigativë.

Ndërsa ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka theksuar ndryshimet dhe rregullimet ligjore për një media me standarde, duke kujtuar se sot asnjë gazetar nuk dënohet për atë që shkruan për qeveritarët. “Beteja për të përmirësuar këtë liri mbi standardet e demokracisë vazhdon e nuk ndal për sa kohë funksionon sistemin demokratik dhe është prioritet i qeverisë”- tha Bregu, duke numëruar mediat që funksionojnë sot në vend, duke theksuar se “media ndërton hapur opinione pro ose kundër pa ndikim nga qeveria dhe shpresojmë edhe as nga politikanët”.

Bregu ka çmuar kurajën e gazetarëve, edhe pse puna e tyre prodhon lajme të pakëndshme edhe për politikanët. “Por sot sidomos diskutimi për lirinë e medias për vendet aspirante në BE, nuk limitohet me lidhjet qeveri-media, apo ndërhyrja e politikanëve, qeveria ndërton politika, ndërsa vijën e hollë që ndan qëndrimin profesional, lirinë e brendshme nuk e vendos qeveria”- tha ajo. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri Polli, i cili e ka cilësuar lirinë e medias si një hallkë kryesore dhe të domosdoshme të funksionimit të demokracisë në vend. Pollo ka theksuar ndryshimet dhe rregullimet ligjore për një media me standarde, duke kujtuar se sot asnjë gazetar nuk dënohet për atë që shkruan për qeveritarët.

“Beteja për të përmirësuar këtë liri mbi standardet e demokracisë vazhdon e nuk ndal për sa kohë funksionon sistemin demokratik dhe është prioritet i qeverisë”- tha Bregu, duke numëruar mediat që funksionojnë sot në vend, duke theksuar se “media ndërton hapur opinione pro ose kundër pa ndikim nga qeveria dhe shpresojmë edhe as nga politikanët”, tha Pollo, duke shtuar se mbetet ende shumë për t’u bërë për të drejtat e autorit.

Ndërkohë deputetja socialiste Valentina Leskaj ka theksuar se kuadri ligjor për median në Shqipëri është i pamjaftueshëm. Leskaj vuri në dukej se vijojnë presionet mbi mediat dhe më e riskuara është gazetaria investigative.

“Kultura e gazetarisë investigative dhe për t’i mbyllur gojën mbetet një problem, ka presione që vijnë nga politika dhe ka një dobësim të kësaj gazetarie. Ka pasur raste të sulmit të gazetarëve”, tha Leskaj. Më tej ajo është ndalur në KKRT, sipas së cilës nuk ka plotësuar standardet dhe është e përbërë nga militantë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.