Ambasada e SHBA: Drejtësi për viktimat e dhunës së pakuptimtë e të pafalshme të 21 janarit

Në prag të 2-vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar përmes një deklarate, ku ka kërkuar të vihet në vend drejtësia për viktimat e “dhunës së pakuptimtë e të pafalshme të 21 janarit”, përmes një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë nga ndërhyrjet politike.
Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje politikanëve dhe qeverisë që të punojnë për të rikthyer besimin e popullit në demokraci dhe sundimin e ligjit.
“Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu shpreh përsëri ngushëllimet e saj familjarëve të atyre që u vranë dhe lënduan. Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike. Në këtë ditë përkujtimi paqësor, iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit”, – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
SHQIP
Add new comment