Sërish maska në aksin Burrel- Milot, vidhen pasagjerët

Postuar në 17 Janar, 2013 13:11

 

UPDATE- Në vetëm pak ditë një tjetër grabitJe me maska shënohet në aksin Burrel- Milot.

Njoftohet se sot në këtë aks në vendin e quajtur Shkopet,  persona me maska, ende të paidentifikuar nga policia, kanë grabitur një furgon pasagjerësh të Bulqizës.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shumën e parave që është grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pak ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, persona ende te paidentifikuar tentuan të grabisnin një furgon në afërsi të fshatit Bushkash.

Drejtuesi i mjetit, i vetem ne makine nuk është ndalur dhe për pasojë personat e maskuar kanë qëlluar me armë në drejtim të furgonit, pa i shkaktuar atij deme.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.