Argita iu përgjigjet sërish akuzave me akuza dhe nuk jep shpjegime për pronën që i ofroi Ansar

Postuar në 21 Janar, 2013 02:15

 

Argita Malltezi për të disatën ditën me radhë ka reaguar ndaj akuzave të PS-së, duke iu përgjigjur atyre po ashtu me akuza. Vajza e kryeministrit nuk është përgjigjur se e kujt ka qenë prona që i ka ofruar biznesmenit pakistanez për të blerë, por ka hedhur sërish akuza ndaj bashkëshortes së Edi Ramës.

Sot Z.Rama vazhdoi serialin e tij të shpifjeve e sulmeve politike ndaj meje në konferencën e tij të shtypit dhe me tellallet e tij të paguar. Z Rama cdo ditë që kalon ju bëheni me qesharak para shqiptarëve, por dhe i mjerë, kur përpiqeni të përdorni veprimet e mia të bazuara në ligje për të justifikuar veprimet tuaja të paligjshme dhe akoma me keq, kur i përdorni këto sulme për t’ju shmangur si burracak transparences që të detyron ligji i vendit”.

“Jua përsëris dhe një herë që standartet e mia të transparencës dhe respektimit të ligjit gjatë aktivitetit tim dallojnë si dita me natën me ato tuajat dhe sa më shumë përpiqesh të shpëtosh duke i krahasuar aq me i pabesueshëm dukesh para publikut.

Z Rama tarifat e punes sime si avokate unë i kam patur publike dhe në përputhje të plotë me ligjin e avokatisë. Unë ju ftoj ju të bëni publike burimin e 100 milionshit të huasë pa interes të znj. Lindita Basha si dhe të gjitha faturat e investimit prej 1 milion euro në pallatin pesë katësh të familjes së saj, tatimet e paguara për to dhe transaksionet bankare për financimin e tij”.

 “Z.Rama unë për kohën që kam ushtruar avokatinë, cmimin e shitje se tokës private tek të interesuarit ua kam njoftuar haptas sipas kërkesave të pronarit privat, pa detyruar asnjeri të blejë apo të mos blejë, sic demonstron dhe korrespondenca të cilën ti keqlexon dhe pa cënuar asnjë interes privat të ndokujt. Kurse ju zoti Rama, në emër të nenit 62 te ligjit të urbanistikës i anulluat lejen e ndërtimit familjes Frashëri dhe i dhatë në po të njëjtin vend leje ndërtimi në sheshin e pallateve bashkëshortes suaj, në shkelje flagrante të po të njëjtit nen”, thuhet në reagimin e Argitës.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.