Nis sesioni i ri parlamentar, Topalli, deputetëve: Lini gjurmë në histori, votoni tre ligjet

Postuar në 21 Janar, 2013 13:32

 

Deputetet janë rikthyer sërish në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e parë plenare të vitit 2013. Në këtë sesion, pritet të diskutohen mjaft çështje të rëndësishme, përfshirë edhe miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE-ja.

Në fjalën e saj hapëse, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u bëri thirrje të gjithë deputetëve, që të lënë gjurmët e tyre në historinë e parlamentit shqiptar, duke votuar tre ligjet që kërkohen për statusin.

“Nuk ka asnjë palë të humbur ka vetëm një palë që fiton, janë shqiptarët. Me miratimin e këtyre tre ligjeve, unë kam besim të palëkundur se kuadri ligjor është garanci për të ecur përpara, me kodin e  ri hedhim hapa të sigurta drejt një procesi zgjedhor demokratik.”- tha Topalli.

Ajo kërkoi nga çdo deputetë, që të tejkalojë interesat partiakë dhe personale dhe të përfaqësojë interesin e qytetarëve që përfaqëson.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.