Arrestohet anëtari i “Albania Hacker Group”

Postuar në 19 Janar, 2014 08:06

Policia e Tiranës ka arrestuar 18-vjeçarin Florjan Hoxhaj me akuzën e ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike.

I riu është anëtar i grupit “Albania Hacker Group” dhe sipas hetimeve, ky grup ka kryer sulm kibernetik në faqe të ministrive dhe shkollave të ndryshme shqiptare.

Gjithashtu, “AHG” ka kryer sulm kibernetik edhe në faqe institucionesh greke apo serbe.Anëtarë të “AHG” kanë sulmuar edhe faqet e Top Channel, Digitalb etj. duke vjedhur të dhënat.

Ka dyshime se “AHG” përfitonte dhe nga kartat e vjedhura të kreditit gjatë blerjeve në internet.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.