Cani i kërkon falje biznesit për miratimin e paktës fiskale

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i ka kërkuar falje biznesit për miratimin e paktës fiskale në një kohë të shkurtër, duke u shpjeguar se, “financat ishin në vështirësi, nuk kishim kohë për konsultime. Borxhi i lartë na detyroi të miratojmë me shpejtësi paketën fiskale". Ai shtoi se paketa fiskale e miratuar në dhjetor 2013 do të rishikohet pas 6 muajsh.
“Miratimi i shpejtë i paketës fiskale për shkak të borxhit të lartë. Negociuam me BB-në dhe FMN-në për paketën fiskale. U diskutuan 28 variante për paketën fiskale, koha ishte e shkurtër”,- deklaroi ministri i Financave.
Mministri i Financave Shkëlqim Cani i bëri këto deklarata gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në vendin tonë. Forumi Ekonomik u mbajt në hotel “Sheraton” dhe ishte organizuar Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me temë “Financa dhe sfidat në të ardhmen e afërt”.
“Kemi bërë ca përmirësime, por kemi rritur sigurisht disa taksa. Por nuk do të vonojmë me rimbursimin e TVSH-së për biznesin. Kemi dëshirë t’ju ndihmojmë, por taksat duhen paguar”, tha ministri Cani.
Më tej, ministri i Financave Shkëlqim Cani është ndalur te disa problematika që hasin sipërmarrësit, e kryesisht tek evazioni fiskal.
Forumi Ekonomik ka si qëllim të diskutojë mbi problemet kryesore dhe sfidat me të cilat biznesi i huaj në Shqipëri përballet dhe për të dhënë një mesazh bashkëpunimi dhe mbështetje për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit të huaj në vend, si dhe institucionet relevante të ekonomisë.
/Shekulli
Add new comment