Tjetër shpërthim/ Tritol shtëpisë së shefit të policisë së burgjeve në Fushë Krujë

Shefi i policisë së Fushë Krujës është vënë në shënjestër të një sulmi me lëndë eksplozive. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mesnatës në Kamëz, në banesën e shtetasit L.H, me detyrë shef i policisë së burgut Fushë – Krujë, ku persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë eksplozive në hyrje e derës, por fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Nga ana e policisë po kryhen veprimet hetimore dhe proçeduriale në vendngjarje, ndërkohë që po punohet intesivisht për zbardhjen dhe motivet e vendosjes së lëndës eksplozive.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së djeshme një tjetër shpërthim me lëndë ekslozive u regjistrua në oborrin e mjeteve të stacionit të Policisë në Fushë-Krujë. Edhe këtu nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Tema
Add new comment