Swoboda: Jam pro Shqipërisë në BE

Kreu i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.
Ditën e sotme, Sëoboda zhvilloi një takim me studentë në Tiranë, nga ku foli për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ai shprehu zhgënjimin e tij që Shqipëria nuk e mori statusin kandidat në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Megjithatë, Swoboda shpreson që Shqipëria ta marrë statusin në muajin qershor. Ai theksoi rëndësinë e reformave, të cilat duhet të ndërmerren pa hezitim për t’i hapur rrugë procesit evropian të vendit.
“U zhgënjyem që nuk e morët statusin e vendit kandidat. Unë jam pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shpresoj që vendi të marrë statusin në muajin qershor.
Shqipërisë duhet t’i jepet ky shans, por e rëndësishme është që qeveria të vijojë të kryejë reformat e rëndësishme për integrimin. Mendoj se parësore janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, tha Swoboda.
Shekulli
Add new comment