Arben Malaj lavdëron Ramën për politikat ekonomike: I saktë dhe i qartë

Në një intervistë të gjatë për gazetën Dita, Arben Malaj, ish- deputet dhe ministër, vlerëson qeverinë e re të Edi Ramës sa u përket politikave ekonomike.
Ai vlerëson sidomos marrëveshjen e arritur me FMN-në.
“Përderisa situata po përkeqësohej me shpejtësi, vendit dhe jo thjesht qeverisë, i duhej marrëveshje dhe bashkëpunim me FMN, BB dhe institucione të tjera financiare,” thotë Malaj.
Ai thotë se qeveria duhet të ndërpresë sidomos zinxhirin e borxheve të këqija.
“Duhet të mos vonohemi për reformat që ndihmojnë të kemi një rritje më të lartë dhe një rritje me punësim. Qeveria dhe ekspertët janë të qartë për prioritetet dhe hapat konkrete. Sfida është cilësia e implementimit të tyre,” thekson Malaj.
Duke folur për kritikat që po i bën Ben Blushi qeverisjes, Malaj thotë: “Çdo diskutim dhe debat në PS, në funksion të suksesit të mandatit qeverisës, duhet dëgjuar dhe respektuar”.
Duke komentuar debatin për shmangien e disa figurave me eksperiencë nga kabineti qeverisës, Malaj thotë: “Kabinetet qeverisëse nuk janë struktura fikse e të përhershme. Stabiliteti i ekipeve qeverisëse është i rëndësishëm. Një harmonizim i mirë midis të rinjve dhe kolegëve me eksperiencë dhe kredibilitet publik në tre mandatet përfaqësuese: parti, parlament dhe qeveri, duhet parë si proces dinamik”.
Tema
Add new comment