Çështja ‘Kupa’, zbarkojnë në Tiranë policët grekë

Në Tiranë ka zbarkuar një ekip i policisë grekë menjëherë pas arrestimit në afërsi të kryeqytetit shqiptar të të shumëkërkuarit Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikalas në mars 2013.
Policët grekë, që ndodhen në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre shqiptarë, do të kontrollojnë vendin ku qëndronte i fshehur i arratisuri, ndërsa do të marrin edhe atë vetë të shumëkërkuarin në pyetje, me qëllim që të zbardhin arratisjen e tij nga burgu i Trikalas.
Autoritetet greke synojnë të mësojnë se cilët e organizuan arratisjen, cilët merrnin pjesë në organizim dhe sidomos të gjejnë të dhëna lidhur me rrjetet që ekzistojnë brenda dhe jashtë burgjeve, si dhe bashkëpunëtorët e të arratisurve.
I arrestuari po mbahet nga policia shqiptare, ndërsa kanë filluar procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, ku akuzohet për një sërë veprash penale, si vrasje me dashje, vrasje me dashje e mbetur në tentativë, grabitje me armë dhe vepra të tjera.
Shekulli
Add new comment