Vdes në spital i plagosuri në sulmin ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë

Postuar në 27 Janar, 2014 11:01

Vdes në spital njëri prej të plagosurve në sulmin me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë. Laurent Tabaku, 25 vjeç, ka gjetur vdekjen disa orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të rënda. Ai po kurohej në spitalin rajonal të Fierit.

Sulmohet autobusi i linjës Tiranë-Athinë

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë në Memaliaj pas mesnatës. Dy persona të dyshuar si grabitës kanë plagosur dy pasagjerë: Laurent Tabaku, 25 vjeç nga Elbasani dhe Qebarie Dihani, 19 vjeçe nga Fieri.

Ngjarja ka ndodhur në të dalë të Memaliajt, në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, në vendin e quajtur Mogile. Dy personat në fjalë e kanë sulmuar mjetin teksa lëvizte ngadalë për shkak të rrugës së keqe.

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 9 persona në lidhje me sulmin me armë ndaj autobusit që ka ndodhur në Memaliaj. Burime zyrtare thanë se 9 personat e shoqëruar janë nga rrethi i Tepelenës.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.