Një delegacion amerikan me mision kundër terrorizmit vjen në Tiranë

Një delegacion ndër-agjencish, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme, dhe Qendrës Kombëtare të SHBA për Kundër-terrorizmin po viziton Shqipërinë më 27-28 janar për takime me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë për të diskutuar bashkëpunimin kundër terrorizmit, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.
Shqipëria është një ndër disa vende të rajonit që po vizitohen nga delegacioni.
“Vizita zhvillohet në kuadrin e bashkëpunimit dhe konsultimit të ngushtë të vazhduar me Shqipërinë, aleaten tonë në NATO, mbi një gamë sfidash të përbashkëta të sigurisë me të cilat përballen vendet tona,” thuhet në një njoftim zyrtar.
Tema
Add new comment