Arrestohet banda e shqiptarëve

Postuar në 27 Janar, 2014 15:38

RIMINI - Policia italiane ka shkuar për një kontroll në shtëpinë e familjes Zinnanti, për të kërkuar italianët që bashkëpunonin me këtë familje. Por kanë zbuluar një rrjet të tërë mafiozësh shqiptarë, rrjet i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, edhe ky shqiptar.

Arben Ruçi ishte drejtuesi i grupit, i cili furnizonte me drogë Zinnantin dhe bashkëpunëtorët e tjerë Francesco Ceceri, Marco Esposito dhe Alessandra Facchini, kjo e fundit është nëna e një prej miqve më të ngushtë të familjes Zinnanti. Kjo familje ishte akuzuar vite më parë për trafik ndërkombëtar kokaine, raporton "News Rimini".

Marco Esposito ishte arrestuar për vrasjen e shtetasit Bernabini, dhe pas arrestimit të tij, të gjithë miqtë e ngushtë të familjes Zinnantini ishin mbledhur në shtëpi për t’i dhënë mbështetjen e tyre familjes, sjellje tipike kjo, sipas hetuesve, e grupeve mafioze. Ka qenë pikërisht kjo mbledhje “familjare” ku janë arrestuar 10 shqiptarë dhe 3 italianë, të cilët akuzohen për trafik droge si dhe për vjedhje shtëpish.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.