Serbët vendosin barrikada në Mitrovicë

Postuar në 10 Shkurt, 2014 03:45

Anëtarë të Këshillit të Sindikatës të fabrikës ‘Lola Fot’ në Leshak, kanë paralajmëruar për të hënën dhe të martën bllokadë të magjistrales Rashkë – Mitrovicë, përkatësisht në Jarinjë nga ora 12:00 deri në 14:00.
Sipas anëtarëve të Këshillit, bllokada dy orëshe do të zgjasë dy ditë, dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet problemi i tyre, bllokada do të jetë 24 orëshe.
Arsyeja e një vendimi të tillë për bllokadë të rrugës nga ana e këtyre punëtorëve, është mos marrja e pagave të tyre për disa muaj.
Ndryshe, bllokada që ka qenë e paraparë të ndodhë sot në mesditë, është shtyrë për nesër, meqë njerëz nga Beogradi nuk kanë mundur t’i vizitojnë këta punëtorë sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.