Digjet një banesë në Berat, në gjendje të rëndë 30 vjeçari .

Postuar në 10 Shkurt, 2014 11:43

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në qytetin e Beratit, më saktësisht në lagjen “Çlirimi”. Si pasojë e zjarrit të furishëm një person rreth 30 vjeç i identifikuar si Eugen Duda, ka mbetur i dëmtuar rëndë, me djegie të shumta në të gjithë trupin. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 30 vjeçari i ka vendosur zjarrin banesës e ndodhur në katin e parë të një pallati, duke qëndruar brenda edhe vetë. Sakaq aktualisht i dëmtuari është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Lidhur me këtë rast forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për të shuar zjarrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.