Erdogan nuk pranon kritikat për censurën ndaj internetit.

Postuar në 11 Shkurt, 2014 15:07

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan nuk i mori në konsideratë kritikat e ashpra që kanë të bëjnë me ligjin e ri, i cili forcon kontrollin e internetit dhe siguroi që ligji i drejtohet fillimisht “kërcënimit në internet” të kundërshtarëve të tij politikë.

“Askush nuk do të regjistrohet. Askush nuk do të shohë të dhënat e tij personale në listën e adresave në internet, nuk do t’i dhunohet as liria e tij”, premtoi Erdogani.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm përpara deputetëve të partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), kreu i qeverisë islamiko-konservatore i është drejtuar të gjithë atyre personave, veçanërisht jashtë vendit, të cilët kanë denoncuar karakterin “që kufizon lirinë” e ligjit. “Ne nuk duam të marim leksione nga askënd”, u shpreh ai. Erdogan i justifikoi këto ndryshime në ligjin e 2007 mbi çështjen e internetit nga domosdoshmëria e heqjes dorë të “shantazhit” të përdorur, sipas tij nga rivalët e tij në internet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.