Topi: Të ndryshojë Kushtetuta.

Kryetari i FRD-së Bamir Topi deklarohet pro ndryshimit të Kushtetutës. Sipas tij në ligjin themeltar të shtetit janë bërë shumë gabime të cilat prodhojnë konflikte mes institucioneve. Topi i referohet ndryshimeve te 2008-es pas kompromisit politik PD-PS. Në emisionin “Mëngjesi në AS” të gazetarit Gerti Çarçani, ish kreu i shtetit, komenton dhe qëndrimin aktual të opozitës për dekretet në Gjykatën e Lartë duke e cilësuar një hipokrizi.
“Nuk mund të ketë korrigjime particiale përsa u përket çështje të drejtësisë. Gjërat duhet të trajtohen në kompleksitetin e tyre, prandaj është e rëndësishme që të shikohet mundësia e ndryshimeve kushtetuese sepse ka defekte të rënda. Në rast se janë konstatuar konflikti institucional, janë vërtetuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë sepse vetë kushtetua është ndërtuar e tillë. Nuk i jep garanci për fluiditetitn e vendimmarrjen në institucion. Njerëzit që janë në institucione duhet të kuptojnë që janë aty për të qënë të përgjegjshëm për të zbatuar kushtetutën. Unë kam ikur nga presidenca me dy dekrete të mijat të cilat kanë qëndruar në sirtarët e kryetarës së kuvendit dhe është i njëjti person që hedh akuza për pasardhësin.”-tha Topi.
Add new comment