Dy 16 vjeçar lënë mësimin, rrugëve me pistoletë në brez.

Durrës, 14 shkurt 2014, Policia e Durrësit ka ndaluar dy të rinj të cilët lëviznin me armë me vete, rrugëve të këtij qyteti. Një nxënës i shkollës Synej në Kavajë, i moshës 16 vjeçare me iniciale A.D., lëvizte i armatosur në lagjen Nr.12 në Durrës, gjatë kohës kur shoqërohej nga një tjetër bashkëmoshatar i tij, kur u kap në flagrancë nga policia. Dy të rinjtë ndoshta për tu dukur më burrëror në ditën e të dashuruarve, a ndoshta për tu dukur më trima para ndonjë vajze që kishin për të takuar, kishin lënë orët e mësimit për të shkuar në Durrës, me armë në brez. Por të rinjtë nuk iu bindën thirrjes së punonjësve të patrullës së policisë për tu ndaluar, duke u larguar me shpejtësi dhe në ndjekje e sipër u realizua edhe kapja e tyre. Sakaq gjatë kontrollit personal 16 vjeçarit me iniciale A.D., iu gjet në brez një pistoletë tip Zastava, e mbajtur pa leje prej tij. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat se si adoleshenti kishte gjetur armën.
Add new comment