Sigurimi i automjeteve, pas INSIG ulin tarifat dhe privatët.

TIRANE-Kompanitë e sigurimit kanw njoftuar seditwn e shtunw kanw ulur tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik në 16.500 lekë nga 18 900-21 000 lekë lekë që shkoi në fillim të javës në të gjitha pikat e shitjes së këtyre kompanive, në varësi të fuqisë motorike të automjetit.
E para ishte kompania e vetme shtetërore e sigurimeve, INSIG, që uli tarifën e sigurimit të automjeteve (TPL). Nga dje tarifa për sigurimin e veturave pranë INSIG ka zbritur në 15-16 mijë lekë, në varësi të fuqisë motorike. Ulja erdhi një ditë pasi Ministria e Financave vendosi shkarkimin e zotit Tomor Kalaja, me motivacion kryesor vendimin për rritjen e tarifave për sigurimin e TPL-ve pa analizë dhe pa konsultim.
Kompanitë e sigurimeve rritën në fillim të javës njëkohësisht tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL, me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i sigurimit për autoveturat pak ditë më parë tashmë ai llogaritet në 18,900 lekë.
Shoqata e Siguruesve, përmes një njoftimi për shtyp, argumentuan se arsyet e rritjes së TPL-së lidhen me shtimin e aksidenteve rrugore, rritjen e numrit të mjeteve në qarkullim. Një tjetër element, që nxiti ata, ishte dhe kontrolli abuziv teknik, që u bëhet automjeteve si dhe infrastruktura rrugore jo në parametrat e duhura.
Pas rritjes së ndjeshme të tarifave të sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL, me rreth 30-40%, në mënyrë të menjëhershme dhe të koordinuar nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, reagoi edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili sqaroi se AMF nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit.
Add new comment