Britani, martesë e rreme për leje qëndrimi, arrestohet kosovari.

Një shtetas nga Kosova është arrestuar para se të merrte pjesë në një “martesë të rreme” në Blackburn, Britani.
Duke dyshuar për një lidhjeje e cila mund të mos ishte e vërtetë, zyrtarë nga Zyra për Emigracion shkuan në Zyrën e Regjistrimit, në Northgate, pak para orës 16 (më 14 shkurt).
Pak minuta para se të fillonteceremonia, zyrtarët e Emigracionit intervenuan dhe arrestuar 29 vjeçin pasi u zbulua paraprakisht se ai po qëndronte ilegalisht në Britani.
Ai ishte duke u martuar me një britanike 20-vjeçe, e cila gjithashtu u mor në pyetje nga policia por që më pas u lirua. “Dhëndri” është ndaluar dhe pritet vendimi për dëbim nga Britani, raportojnë mediat në Britani, transmeton Koha.net.
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Emigracion në Lancashire, Karen McDonough, ka thënë se janë duke punuar për së afërmi me zyrën e regjistrit për të “penguar martesat e rrejshme dhe partneritetin civil”.
“Ky operacion është edhe një shembull i suksesit që jemi duke e arritur. Kudo që ka dyshime se një marrëdhënie nuk është e vërtetë, ne do të hetojmë dhe, nëse është e nevojshme, do të intervenojmë për ta stopuar atë”, ka theksuar më tej ai.
Martesa e rrejshme apo partneriteti civil zakonisht ndodh kur një shtetas jo-evropian martohet me dikë nga ZonaEkonomike Evropiane si mjet për të siguruar lejeqëndrimin afatgjatë dhe të drejtën e punës si dhe të mirat tjera në Britani.
Add new comment