Dëborë në Qafën e Llogorasë, ndër të rrallat e këtij dimri.

Dëbora që ra gjatë natës, duke u gdhirë e premte, ka mbuluar një pjesë të mjedisit pyjor në Qafën e Llogorasë, rreth 35 km në jug të qytetit të Vlorës.
Gjatë këtij dimri, dëbora është shfaqur shumë rrallë në këtë Qafë, me lartësi maksimale 1050 metra mbi nivelin e detit.
Prandaj dhe reshjet e sotme vlerësohen si një ngjarje po aq e rrallë.
Shtresa e bardhë e dëborës ka mbuluar mjedisin pyjor në pikat më të larta në këtë zonë malore, deri pranë Karaburunit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht në rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, që përshkon këtë Qafë
Add new comment