Meta në Universitetin Bujqësor të Tiranës: Gjithë jetën borxhlinj ndaj mësuesve.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zgjedhur Universitetin Bujqësor të Tiranës për të uruar gjithë arsimtarët për festën e 7 Marsit. Në një ceremoni të organizuar nga ky Universitet me rastin e marrjes së certifikatave të pronësisë për kampusin e tij Meta u shpreh se gjithë jetën mbetemi borxhlinj ndaj mësuesve.
“Është një ditë që na kujton mirënjohjen dashurinë dhe respektin ndaj atyre që na kanë edukuar si prindër. Është një ditë mirënjohje për at që na kanë dhuruar dije . Duke uruar festën e 7 Marsit për të gjithë ata profesorë, mësues, pedagogë dua të shpreh bindjen se shoqëria jonë ka një borxh të pa shlyeshëm mirënjohje që trashëgohet brez pas brezi dhe sado të tregojmë mirënjohje ndaj mësuesve tanë do të mbetemi përsëri borxh.
Urimet më të mira për trupën mësimore dhe profesoriatin tuaj të shkëlqyer. Mirënjohje të veçantë për të gjithë profesorët e Universitetit Bujqësor që nuk janë këtu por kanë hedhur themelet e këtij institucioni. Kam bindjen e pa ndryshueshme se e nesërmja jonë është në duart tuaja. “- u shpreh Meta.
Ai theksoi se bujqësia është kyç i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë de se ka nevojë për reforma . “Shqipëria e sotme nuk është vendi i mundësive ideale ka shumë mungesa. Ka distancë reale për të qenë një vend normal. Jemi ende larg atij modeli që gjeografikisht e kemi pranë por kemi entuziazmin ta realizojmë atë në shqipëri. Por të shohësh realitetin dhe ta gjykosh me sy ndëshkues është hapi i parë.
Bujqësia ka nevojë për reforma të mençura dhe të shpejta. Ka nevojë për plane konkrete për nxitjen e prodhimit vendas. Edhe studentët e këtij universiteti nesër jam i bindur se do jenë specialistë të gjitha fushave të bujqësisë. Ministri i Bujqësisë tu japi tapi për të gjitha pasuritë e pa tundshme në administrimin këtij universiteti.
E ardhmja ekonomike e Shqipërisë është e kushtëzuar nga rritja dhe zhvillimi i bujqësisë. Ku roli i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe e shkollave të mesme bujqësore profesionale do të bëjnë të mundur që ne jo vetëm ti ndërgjegjësojmë të rinjtë për avantazhet që ka arsimimi në fushën e bujqësisë por edhe tu rrisim dashurinë për venin e tyre. Zhvillimi i bujqësisë nuk është vetëm çështje e interesit të vendit por është edhe një akt patriotizmi.”
Add new comment