Arratiset i dënuari nga burgu më i sigurtë në Maqedoni.

Një i burgosur ka arritur që të arratiset nga burgu i ri në periferi të Kumanovës, i cili ishte hapur para një viti, dhe që ka të instaluar një sistem më modern të mbikqyrjes. Ministria e brendshme ka zbardhur inicialet e të burgosurit I.S, i cili ka arritur që të arratiset me sukses.
Për arratisjen e tij është alarmuar policia e Kumanovës, e cila ka nisur ndjekjen.Burgu gjendet në fshatin Kshanje të Kumanovës i cili u ndërtua me një investim të Qeverisë së Maqedonisë me një hapësirë prej 5 mijë metra katrorë dhe kapacitete për 250 të burgosur, transmeton Ina.
Ministria e Drejtësisë kishte bërë të ditur se në këtë burg janë instaluar mjetet më të sofistikuara për vëzhgimin e të burgosurëve dhe ishte e pamundur arratisja e të burgosurëve.
Add new comment