Bllokohen 200 kg drogë, kapen dy grekë, dy shqiptarë në kërkim.

Policia shqiptare bashke me palën greke ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë ku janë sekuestruar 200 kg kanabis.
Sasia e drogës se kapur mesohet se është transportuar nga dy shqiptarë përmes verilindjes së Konispolit dhe aty i është dorëzuar dy shtetasve grekë.
Dy shqitarët janë rikthyer në vendin tonë ndërsa pas njoftimit nga pala shqiptare policia greke në zonën e Filatit ndaloi automjetin me të cilin dy grekët po transportonin lëndën narkotike.
Policia ka arrestuar dy shtetasit grekë ndërsa policia kufitare shqiptare po punom për kapjen e dy shqiptarëve që transportuan kanabisin në territorin grek.
Operacioni për kapjen e dy shqiptarëve që transportuan lëndën narkotike ne Greqi po zhvillohet nga Policia e Sarandës.
Add new comment