Gjirokastër, gjendet i vrarë “bosi” i kultivimit të drogës në Lazarat.

Postuar në 10 Mars, 2014 02:32

Një person është gjetur i vrarë sot në Gjirokastër. Viktima është identifikuar si Shpendi Basha, 25 vjeç, i dyshuar si një nga kultivuesit më të mëdhenj të drogës në Lazarat.Policia ka thënë se viktima dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe kufoma është hedhur në rrugë.
Trupi i pa jetë është gjetur nga një bari që lajmëroi më pas policinë lokale. Bariu ka njoftuar forcat e rendit për praninë e kufomës në rrugë në fshatin Kërcullë të Gjirokastrës.

Sipas ekzaminimeve paraprake, 25-vjeçari mësohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë.
Dy vjet më parë mësohet se Shpendi Basha ka rënë pre e një atentati me armë ku ka mbetur i plagosur e megjithatë ka arritur të mbijetojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.