Humbja e PD, Gjana: Deklaratat e Topallit ishin një lajthitje.

Që pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, Jemin Gjana nuk është më aktiv në Partinë Demokratike. Por jo për shkak të tij. Pavarësisht se një prej politikanëve më jetëgjatë në PD, ish-ministri i bujqësisë, ish-nënkryetari i kësaj partie thotë për “Gazeta Shqiptare” se të tjerët ja ndërprenë karrierën në mes.
Gjana shprehet kritik ndaj titullarëve të PD-së, veçanërisht ndaj Jozefina Topallit dhe atij grupimi brenda PD-së që e cilëson si “oborri i prapëm” i partisë, shkaktarët sipas tij që me “klientelizmin dhe ortakërinë e sëmurë”, sikundër shprehet e çuan të djathtën në opozitë. Gjana gjithashtu rrëfen dhe për debatet e tij me disa titullarë të PD-së që synonin të shmangnin Lulzim Bashën në krye të partisë.
Add new comment