Dhuna në ndeshjen Bylis-Laci, Policia e Mallakastrës: Ndaluam Besnik Kapllanajn.

Nga Komisariati i Policisë Mallakastër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Besnik Kapllanaj, vjec 39, banues në Ngracie Mallakastër.Ndalimi i këtij shtetasi u bë në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier datë 16.03.2014, pasi dyshohet se më datë 15.03.2014 në përfundim të ndeshjes së futbollit Bylis –Laçi, ka goditur me sende të forta përfaqësuesin e Federates Shqiptare të Futbollit shtetasin B. Ç.
Add new comment