U dënua për vdekjen e këngëtares Emmy, vetëdorëzohet biznesmeni Aziz Kelmendi.

Postuar në 21 Mars, 2014 12:46

Vetëdorëzohet në policine e Tiranes, biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, i dënuar për vrasjen nga pakujdesia të këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me emrin e artit Emmy.

Kelmendi ishte shpallur ne kerkim pasi gjykata e Apelit vendosi rikthimin e tij ne burg pas lirimit ne shkallen e pare.

Sipas vendimit të dhene nga ana e Gjykatës së Apelit të Tiranës, biznesmeni me origjine nga Kosova, Aziz Kelmendi duhet të rikthehet sërish në qelitë e burgut, për të shlyer pjesën e dënimit prej 10 muaj e shtatë ditë burg, të cilat ia ka “borxh” drejtësisë.

I dyshuari Kelmendi u arrestua pas ngjarjes dhe qëndroi vetëm pak muaj në burg, pas ngjarjes së shkurtit 2011, kur këngëtarja 21-vjeçare humbi jetën.

Fotografia e  biznesmenit tashme te denuar me vendim te formes se prere, bashkë me gjeneralitetet e tij, iu shtuan listës së të kërkuarve “Wanted” në faqen zyrtare të Interpolit.

Vrasja e këngëtares Elsina Hidersha, për të cilën u fajësua Azis Kelmendi, ka ndodhur më 28 shkurt 2011 pranë bar “Venue” në Tiranë. Pas një debati, këngëtarja u kap me duar në xhamin gjysmë të hapur të automjetit ku gjendej Kelmendi i cili nga ana e tij levizi automjetin duke terhequr zvarre viktimen per disa metra derisa ajo perplasi koken ne asfalt dhe gjeti vdekjen e menjehershme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.