Aksidenti në Shkodër, mes të plagosurve edhe 6 ushtarakë.

Postuar në 24 Mars, 2014 06:06

6 ushtarakë dhe tre persona të tjerë të një familjeje janë plagosur pasi automjetet e tyre janë përplasur me njëri tjetrin në Kryebushat. Të plagosurit janë drejtuesi i njërit prej mjeteve Sokol Hasmekaj, bashkëshortja e tij 47-vjeçarja Blerina Hasmekaj dhe djali i tij S. Hasmekaj. 6 ushtarakët Gentian Rrahmani 25 vjeç, Sevahir Mataj 26 vjeç, Sytki Zaganjori 59 vjeç, Genci Leka 26 vjeç, Edmond Zhupa 34 vjeç dhe Pashk Matjashi 53 vjeç. Mësohet se 15-vjeçari S. Hasmekaj dhe tre nga ushtarakët e plagosur janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.