Aksident në Shkodër-Hani i Hotit, dy persona mbeten të plagosur.

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit.
Policia ka thënë se një motorrçikletë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Zybe Gjetja 55 vjeç dhe 31-vjeçari Klodian Koçi.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e 55-vjeçares është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Add new comment