Kufoma pa emër nga 29 marsi në Lushnje, morgu apel për identifikimin.

Mjekësia Ligjore ka bere sot nje apel ndaj qytetareve për identifikimin e një kufome te gjetur pa jete në Lushnjë ne daten 29 mars.
Policia ka thene se kufoma u gjet katër ditë më parë në aksin Lushnjë-Fier. Njoftohet se kufoma e dekompozuar eshte e seksit mashkull.
Sipas njoftimeve, mesohet se viktima rreth 30 vjeç, ndersa gjatësia e viktimes eshte 1.75 cm.
“Në rrobat e kufomës u gjetën qeska duhani, prerëse, një stilolaps”, kane thene burimet nga mjekesia ligjore,
Sipas burimeve zyrtare, kufoma po mbahet ne morgun e spitalit të Lushnjës që nga data 29 mars pasi nuk ka qene i mundur identifikimi i tij nderkohe qe ne morg nuk jane paraqitur as familjare.
Diten e sotme, mjekësia Ligjore ka bere apel për ata që mund të kenë familjarë të humbur.
Add new comment