Presidenti Nishani pritje në 5-vjetorin e pranimit në NATO.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherësh komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbajti një ceremoni pritje në Pallatin e Brigadave për 5-vjetorin e anëtarësimit nëNATO.
Në pritjen e Presidentit munguan Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta të cilët ndodhen të dy jashtëvendit me vizita zyrtare.
Nga qeveria, e pranishme ka qene ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
I pranishëm në ceremoni ka qenë Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu.
Diten e djeshme, presidenti Nishani nuk mori pjese ne ceremonine e organizuar me kete rast nga Ministria e Mbrojtjes.
Zyra per median e kreut te shtetit e ka cilësuar fyese ftesen qe kishte marre si pjesemarres i thjeshte ne ceremoni, pa u cilësuar si komandant i pergjithshem i FA-ve.
Në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu, Drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, përfaqësues të komuniteteve fetare etj.
Nishani gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria përmbushi kushtet e pranimit në NATO duke kontribuar për sigurinë ndërsa tashmë sfidë mbetet pranimi në BE.
Add new comment