Zjarr në banesë, vdes çifti i bashkëshortëve në Elbasan.

Dy persona humbën jetën pas një zjarri të rënë në një banesë në fshatin Mlizë të Elbasanit. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dytë të banesës e më tej është përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet.Policia arriti të identifikojë viktimat, ata janë Dhimitër dhe Sanie Sinani, burrë e grua të cilët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë flakëve. Në momentin e flakëve nuk ka patur njerëz të tjerë në banesë ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.
Add new comment