Tiranë, përfshihen në flakë dy apartamente në rrugën “Siri Kodra”.

Dy apartamente janë përfshirë në flakë rreth orës 13:40 të ditës së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të lokalizuar dhe shuar flakët.
Fillimisht zjarri ka rënë në katin e katër të një pallati më pas është përhapur edhe në katin e pestë të tij. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak të ketë qenë rrjedhja e gazit megjithatë përfundimisht shkaku do të përcaktohet nga ekspertët pas shuarjes së flakëve.
Gazetari i News 24 Spartak Koka bën me dije se forcat zjarrfikëse kanë mundur të lokalizojnë flakët për të mos u përhapur në apartamentet e tjera dhe po punojnë për shuarjen plotësisht të tyre.
Ndërkohë janë evakuuar edhe banorët për të shmangur dëmtimet në njerëz nga asfiksia. Gazetari koka bën me dije se nuk ka persona të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Add new comment