Rama në Vlorë: Do realizojmë ndryshimin për të cilin morëm votën më 23 Qershor.

“Do të realizojmë ndryshimin që njerëzit kërkuan në 23 qershor që padyshim nuk është ndryshimi i një ngjyre me një tjetër por ndryshimi i vendit, ndryshimi i modelit qeverisës, i marrëdhënieve mes individit dhe shtetit ,dhe cilësisë së jetës”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij prezantuese të Prefektes së re të Vlorës Etjona Hoxha.
Në vlerësimin e tij, kemi të bëjmë me një proces që pa pikë dyshimi është shumë i vështirë dhe që do të ketë hatërmbetje apo gabime por ne duhet të kem aftësinë të vetëkorigjojmë gjithçka që gjatë rrugës nuk shkon siç duhet.
“Duhet të kemi kurajon që të shikojmë përpara dhe të ecim shpejt e më shpejt për ta bërë realitet rilindjen që Shqipëria kërkon, rilindjen që ne u zotuam dhe që Vlora dhe vlonjatët meritojnë. Kemi filluar një punë të gjithanshme për të realizuar një e nga një, hap pas hapi zotimet tona dhe unë jam besimplotë që ne do ti mbajmë premtimet dhe ne do ta ndryshojmë cilësisht jetesën e njerëzve në këtë vend”, insistoi Rama.
Add new comment