Grabitet me armë banesa e biznesmenit te spitali i Vlorës.

Postuar në 08 Prill, 2014 02:03

Banesa e një biznesmeni është grabitur me armë në Vlorë mbrëmjen e të hënës.
Policia informoi se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes pranë spitalit rajonal të qytetit.
Grabitja është kryer nga disa persona të paidentifikuar të kanë qëlluar me armë dhe më pas janë larguar drejt lumit të Vlorës.
Sipas të dhënave nga policia e Vlorës dhe nga dëshmitarët, dyshohet se autoret e krimit kanë qënë pesë persona.
Pronari i banesës, H.Sinani, sipas policisë është një biznesmen me aktivitet në tregtim kafeje dhe nafte.
Forcat e rendit thanë se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk ka të dhëna për shumën e grabitur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.